Dilema në Maqedoni, një grua ekonomikisht e fuqishme apo një nënë?

Si të ritet nataliteti, por me atë të mbrohet edhe gruaja nga diskriminimin në punë është çështja që ka dalë pas iniciativës të quajtur “Revolucioni i pelenës” me të cilin kërkohet vazhdim të pushimit të lehonisë të 18 muajve. Gratë e sektorit të biznesit me mendime të kundërta, ndërsa ekspertët kërkojnë qasje gjithëpërfshirëse për problemin, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Kohëzgjatja e pushimit të lehonisë dhe mosshfrytëzimi i kësaj të drejte nga baballarët është vetëm pjesë e asaj si është gjendja në politikat gjinore dhe familjare, thonë antropologët.

Përmirësimi i situatës nuk mund të bëhet në mënyrë të njëtrajtshme, por është e nevojshme të bëhet një analizë e plotë për këtë, si nga njëra anë të përmirësohen kushtet për prindërit e punësuar, ndërsa nga ana tjetër të përshtatet puna në kopshte sipas nevojës së prindërve që t’ju ndihmojë familjeve për përkujdesin e fëmijëve, thonë një pjesë e ekspertëve. Ata theksojnë se për fillim është e nevojshme që të gjendet zgjidhje kualitative më të cilën do të pamundësohet diskrimini indirekt ndaj grave në punësimet e sektorit privat.

“Veçanërisht duhet të punohet në masat ligjore të cilat i kemi, ata të krahasohen dhe të gjenden mekanizma me të cilat do të ndalohet shkarkimi i grave nga vendi i punës, të jenë të sigurta se vendi i punës i pret, të gjendet mekanizëm që të ndërpritet ai diskriminim indirekt që bëhet ndaj grave të cilat nuk janë të martuara dhe që ende kanë për të krijuar familje”, tha profesoresha e antropologjisë, Suzana Simonovska.

Ajo shtoi se iniciativa për vazhdimin e pushimit të lehonisë është masë e mirë nga aspekti familjar për kujdesin e fëmijës, por në këtë periudhë, kur dukshëm nuk respektohet ligji  kundër diskriminimit, shton frikën se kjo mund ta risë presionin ndaj sektorit privat për diskriminimin e grave.

Kohës së fundit edhe nga Shoqata e biznesit të grave në një deklaratë me shkrim theksuan se me këto ndryshime ligjore mund të ritet hendeku gjinor mes të punësuarve gra dhe bura, dhe me atë të ulet ambicia e grave që të avancohet në karrierë dhe të forcohet ekonomikisht.femije

“Si gra e kuptojmë shqetësimin dhe nevojën që të jenë më shumë me fëmijën e sapolindur, por për këtë duhet të gjinden zgjidhje që do të jenë të favorshme për të gjitha palët”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së biznesit të grave.

Si zgjidhje të mundshme për tejkalimin e situatës kjo shoqatë e propozon rritjen e numrit të kopshteve dhe rritjen e numrit të fëmijëve nëpër kopshte si dhe rritjen e personalit dhe kuadrit profesional, stimulimin e shfrytëzimit të lejes prindërore edhe te meshkujt/baballarët, duke futur orar fleksibil dhe numër më të ulët të orëve në punë, në marrëveshjen e punëdhënësit, për nëna me fëmijë deri 3 vjet.

Nga ana tjetër, drejtoresha ekzekutive e Odës ekonomike të turizmit, Bilana Pejoska Risteska nuk pajtohet me atë që nëna e punësuar në sektorin privat profesionalisht do të ngecë, sepse konsideron se nëse e punësuara i kryen punët profesionalisht ajo edhe pas 18 muajve do të kyçet në punë pa problem. Por shtoi se nuk është gjithkund njëjtë.

“Ka industri ku nuk respektohet, unë edhe si nënë edhe si grua, duhet të them se kjo është shqetësuese, nëse bëhet fjalë për industrinë e tekstilit ose të lëkurës. Nëse nuk mund të sigurohen mjete financiare që t’iu sigurohet vazhdimi i pushimit të lehonisë atëherë duhet të shkohet në variantin e përmirësimit të kushteve për kujdesin e bebes sa më mirë që është e mundur”, tha Pejoska Risteska.

Ajo tha se ka shumë korporata perëndimore ku në objektet e tyre kanë hapësira të veçuara për kujdesin e fëmijëve të të punësuarve të tyre të cilat pas pushimit të lindjes kthehen në punë. Me këtë gjë nga njëra anë nëna do të jetë afër fëmijës së vet që ta ushqejë kur do të ketë nevojë, ndërsa nga ana tjetër punëdhënësi do të ketë punëtore më të kënaqur dhe për shkak asaj do të jetë më profesionale.

 Vitin e kaluar në Maqedoni u lindën 23 mijë fëmijë. Sipas të dhënave të Fondit të shëndetësisë 9. 914 e grave lehona kanë qenë të punësuara dhe shfrytëzuese të pushimit të lehonisë. Në krahasim me vitin paraprak të 2015-tës shënohet rritje në numrin e përgjithshëm të pushimit të lehonive për 700. Megjithatë, rritje prej 25% ka në numrin e të siguruarve të cilat janë kthyer në vendin e punës më parë nga nëntë muajt e parashikuara, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar të drejtën që përkundër rrogës të marrin gjysmën e kompensimit të konfirmuar për lejen e lindjes.

Ekspertët thonë se vazhdimi i pushimit të lindjes është një nga mënyrat e stimulimit të natalitetit, por nuk është i vetëm. Që të shmanget diskriminimi i grave të punësuara të cilat duan të jenë nëna, duhet të thyhen stereotipet dhe të nxiten të punësuarit (baballarë) ta shfrytëzojnë të drejtën e pushimit me të cilën do të ulet hendeku gjinor, thonë antropologët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button