Taravari: VMRO-DPMNE e ka partizuar tërë shëndetësinë, që nga pastruesit e deri te mjekët

|E tërë shëndetësia është e partizuar, çdo spital, në çdo kënd”, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një intervistë për “Fokus”, duke shtuar se mjekët në këtë mënyrë duke mos e duruar padrejtësinë, demotivohen dhe sjellin vendime që të ikin jashtë vendit, njofton Portalb.mk.

“Mjekët nuk munden që të shohin se si punësohen ushtarë partiak dhe padrejtësi. Duke filluar nga pastrues, infermiere, ndihmës teknik, mjekë, gjegjësisht në 7 vitet e fundit gjithçka është pranuar me çelës partiak, me përjashtime të rralla. Është fakt se është e partizuar, nuk janë zgjedhur profesionistët që e kanë ditur punën, por ushtarë partiak. Nuk dua të gjeneralizoj dhe të them se në një parti ka vetëm mjekë të këqij. Ka edhe të mirë edhe të këqij. Mendoj se mjekët, mësuesit dhe gjykatësit më së paku duhet që të jenë të politizuar, gjegjësisht të zgjidhen më të mirët. Unë nuk them që do të mundet që ta departizoj, por do ta japë maksimumin, mjekët që do të fillojnë me punë të jenë ekspertë të fushës së tyre”, theksoi Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button