Carovska: Xhipin e braktisur e ka përdorur drejtori i Qendrës Pranuese Vizbeg, Strasho Angellovski

166617Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në një intervistë për NOVATV, deklaroi se xhipin e braktisur që e ka gjetur TV24 në një livadh në Sonje të Epërme, e ka vozitur drejtori i Qendrës Pranuese Vizveg, Strasho Angellovski, lider i partisë konservatore “MAAK”, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, njofton Portalb.mk.

Ministrja konfirmoi se kundër tij është ngritur procedurë disiplinore edhe është larguar nga puna për shkak se xhipin e ka përdorur drejt uikend-shtëpisë së tij në Sonje të Epërme, gjatë së cilës atje i është prishur dhe pastaj e ka lënë me vjet që të kalbet.

Më poshtë mund ta shihni kronikën e TV24 të xhipit të braktisur:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button