Rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

Qytetarët të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në Diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, të kenë kujdes në përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, të shmangin prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonez prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshëm, të konsumojnë sasi më të madhe të lëngjeve, më mirë ujë dhe të shmangin pije alkoolike.

Kjo është pjesë e rekomandimeve të cilat i ka dhënë Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, për mbrojtje nga temperaturat e larta për shkak se vendi është përfshirë nga faza portokalli.

Rekomandohet që gjatë këtyre ditëve të nxehta të qëndrohet në ambiente të mbyllua kryesisht të klimatizuara, ndërsa kur është e nevojshme të dalin jashtë gjatë kësaj pepriudhe kohore, të gjejnë mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Pacientët më të prekur mha rritja e temperaturave janë të sëmurit me hipertension, sëmundje të zemrës, asmë bronhiale, brohtisin kronik, pneumopati kronike, dijabet, tireotoksikoza, insuficiencion në veshka, sëmundje mentale dhe nervore, si dhe parkinson, sëmundje alchajmeron , shizofreni, demenci etj.

Janë të mundshme infeksione gastro-intestinale dhe intoksikacione me ushqim. Infeksionet nga ushqimi, shkaktohen nga salmonela, shigela etj, si në higjienën e ulët personale, nga ushqimi jo mirë i përgatitur me perime, ushqim jo mirë i përgatitur ose jo mirë i konservuar si:; mish, vezë, sallame, fruta deti, qumësht, salla etj.

Intoksikimi për shkak të ushqimit vijnë nga prodhimet ushqimore me përmbajtje toksike të stafilokokukus, parazite etj. Intoksikimi  ndodhin nga përdorimi i ushqimit me afat të skaduar, ushqim që është përgatitur në mënyrë jo të duhur ose të ngrohur në mënyrë jo të duhur etj.

Moti i ngrohtë e ka rritur edhe numrin e kontrolleve mjekësore në institucionet shëndetësore në vend, informon Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button