fbpx

Investitorët promovojnë, ndërsa Komuna e Vallandovës pengon referendumin kundër xeherores

Komuna e Vallandovës është duke e zvarritur referendumin për Xeheroren e Kazandollit, deri sa investitorët organizojnë tubime ku promovohet se xeherorja nuk do ta dëmtojë mjedisin jetësor, njofton Portalb.mk.

Kërkesat ligjore për organizim të referendumit janë plotësuar, janë mbledhur 2.213 nënshkrime, por komuna refuzon të nënshkruaj referendum, thonë aktivistët nga “Shpëtim për Vallandovën”.

“Këshilli komunal për një periudhë prej 20 ditëve, pra në kuvendin e mbajtur më 27 prill, të thërras ekspertë të çështjes dhe të diskutojnë proceset, rreth rreziqeve për jetën e qytetarëve nga xeherorja Kazandoll. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre”, thonë nga iniciativa “Shpëtim për Vallandovën”.

Investitorët e kësaj xeherore organizuan takime me banorët e Pirava dhe Josifovo ku qytetarëve u është sqaruar se janë të sigurt dhe se investimi nuk do të ndikojë dëmshëm në shëndetin dhe ambientin jetësor.

Para Vallandovës, iniciativë të njëjtë kanë pasur edhe Gjevgjelia dhe Bogdanci, ku ata i thanë “jo” hapjes së xeherores në hapësirën afër këtyre komunave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button