Kina dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet Afganistan-Pakistan

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi deklaroi të dielën se Pekini do të iniciojë dialog mes Afganistanit dhe Pakistanit që të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

Wang Yi gjatë vizitës në Pakistan deklaroi se me homologun afgan dhe pakistanez do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe me theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik.

Marrëdhëniet ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit janë të tensionuara viteve të fundit. Dy vendet akuzojnë njëra tjetrën për përpjekje të pamjaftueshme në luftën kundër militantëve talebanë afganë dhe pakistanezë.

Pakistani ka filluar ndërtimin e një barriere përgjatë kufirit me Afganistanin për ndalimin e hyrjes së militantëve ndërsa ky vendim në mënyrë shtesë ka acaruar marrëdhëniet midis dy fqinjëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button