Melburn, vendosen blloqe betoni për mbrojtje kundër sulmeve terroriste

Autoritetet e shtetit Victoria të Australisë morën vendim që në zonat e rrezikshme të këmbësorëve në Melburn të vendosen barriera betoni për të mbrojtur këmbësorët nga sulmet e mundshme terroriste me makina, raporton AA.

Autoritetet e Victoria-s që nga java e kaluar kanë niusr me vendosjen e barrierave të betonit në disa pjesë të qytetit, por për shkak të rritjes së kërcënimit ndaj civilëve të cilët lëvizin në rrugët e Melburnit është miratuar vendimi për vendosjen e barrierave të reja.

Barrierat e reja janë vendosur dje në rajonin e Sheshit të Federatës dhe rrugës Bourke. Nga pjesët e qytetit të cilat janë të mbrojtura nga sulmet terroriste me makina janë rrugët Queensbridge, Queen Victoria market dhe rrugët Swanston dhe Flinders.

Zyrtarët thanë se ideja mund të zgjerohet edhe në vendet tjera ku këmbësorët janë në rrezik potencial nga sulmet terroriste me makina.

Kryeministri i shtetit Victoria tha se barrierat e betonit në Melburn janë të përkohshme dhe se është planifikuar që të hiqen pas gjashtë muajsh.

Këto masa erdhën pas disa sulmeve terroriste ku sulmuesit me makina hynë në zonën e këmbësorëve duke shtypur turmën e njerëzve.

Javën e kaluar në Melburn një terrorist i DEASH-it vrau një person përderisa një grua kishte marrë peng.

Dimitros Gargasoulas më 20 mars me makinë hyri në zonën e këmbësorëve duke vrarë gjashtë dhe plagosur 26 persona. Në sulmin terrorist në Londër pësuan edhe dy shtetas të Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button