Batuta e ish-Kryeministrit Berisha nga qendra e votimit: Doni të dini si ndihem unë sot? (VIDEO)

Edhe ish-Kryeministri Berisha, së bashku me bashëkshorten, i janë sot drejtuar në orët e para të mëngjesit qendrës së votimit pranë lagjes së tyre të banimit. Pak para se të hidhte votën në kuti, Berisha priti derisa të fokusoheshin tek ai aparatët dhe kamerat dhe duke qeshur tha “Fitore”.

Pasi doli nga qendra e votimit, ish-lideri i demokratëve ka dhënë edhe një mesazh publik për mediat duke theksuar se kjo e sotmja është një ditë e veҫantë për të gjithë shqiptarët dhe arsyeja është edhe se festa e Fiter Bajramit përkon me zgjedhjet parlamentare.

“Sot, në mënyrë të veҫantë përulem me nderim të madh para atyre që agjëruan muajin e madhnueshëm të Ramazanit, sakrifikuan, dhe i lutem Zoti dhe uroj t’ua pranojë sakrificën. Së dyti, sot janë zgjedhjet e përgjithshme. Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për katër vitet që vijnë, të vendosin për ndryshimin që meritojnë. Ftoj të gjithë të ngrihen në lartësinë e guximit, në lartësinë  e besimit të tyre, në mënyrë që bëjnë të triumfojë vullneti i tyre i lirë. Gëzuar për mbarë shqiptarët” – tha Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij.

Por nuk e la me kaq kuriozitetin e gazetarëve të pranishëm: “Tani, si ndihem unë sot? Siҫ e sheh, më festiv se asnjëherë… “ e mbyll me të qeshur deklaratën e  tij ish-Kryeministri Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button