59-vjeçari shkon për të votuar, por dikush tjetër kishte kryer votimin

59-vjeçari shkon për të votuar, por dikush tjetër kishte kryer votimin. Një 59-vjeçar në Vlorë ka shkuar për të votuar, por ka rezultuar se me të dhënat e tij ishte kryer një herë votimi, shkruan Top Channel.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qendrën e votimit 4489, në lagjen “1 Maji” të Vlorës. F.S, 59 vjeç ka bërë kallëzim se rreth orës 09:30, është paraqitur për të votuar dhe nuk ka mundur t’a ushtrojë të drejtën e votës pasi nga ana e Komisionit të kësaj Qendre Votimi, pas verifikimit në listat e votuesve ka rezultuar se me të dhënat e këtij shtetasi ishte kryer njëherë votimi.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” si dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button