Zgjedhjet në Shqipëri, tensione në Shëngjin

Situatë e tensionuar në Shëngjin ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ka qënë vetë LSI që ka bërë të ditur se Florian Dushku është goditur nga tre persona të armatosur, njofton TCH, përcjell Portalb.mk.

LSI thotë se Dushku është qëlluar me qytën e pistoletës. Ndërkohë drejt Lezhës është nisur dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Por ndërkohë informacionet paraprake të policisë së Lezhës thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore mes shkollën 9-vjeçare të Shëngjinit dhe një restoranti, ku ka pasur të shtëna me armë .

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes  është gjetur dhe  sekuestruar 1 gëzhojë.   Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.  Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe  rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”, bën të ditur policia e Lezhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button