123 viktima në Pakistan

Një cisternë me naftë u përmbys dhe u kaplua nga zjarri në një autostradë në Pakistan me ç’rast jetën e humbën 123 persona, ndërsa mbi njëqind janë lënduar.

Armata e Pakistanit dërgoi helikopterë që t’i evakuojnë të lënduarit dhe t’i transferojnë në spital. Spitali më i afërt, ku mund të trajtohen të djegurat ndodhet 150 kilometra larg vendit të fatkeqësisë.

Fatkeqësia ndodhi para faljes së Bajramit me ç’rast në rrugët e Pakistanit ka kolona të gjata.

Cisterna me karburant u përmbys në autostradën kombëtare prej rreth 100 kilometra prej qytetit Multan. Fatkeqësia ka ndodhur kur drejtuesi i cisternës ka humbur kontrollin ndaj automjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button