Për me dashtë…

Për me dashtë, duheshka të pyeteshka shteti. Po po se mos zemra jote merr kot e ia thërret zemrës së valë prej dashurisë së marrë. Për me dashtë, duheshka me pas’ zemrën me bërryla, që t’I kontrollosh se mos shpërthejnë ndjenjat njerëzore, ata që e duan njeriun, e ndjejnë, e ftojnë, e dashurojnë. Po dashuria në kohët e sotme ka marrë fund, vdekur për së gjalli, gllabëruar prej parasë, kapitalizmit të fëlliqësisë, e jetojmë fiks në kohën kur paraja vendos për gjithçka e s’do me ditë për turbullirat që ndodhin në shpirt, për një zemër të ngratë që rreh zi zog që është gati në vdekjen e vet, se dhe shpezët, sado të dobëta që janë, shpirt kanë. 
Dashurisë, që elozhe i kanë thurrur deri në qiellin e paanë, kanë vendosur t’i vënë frenë se s’duhet të duash kur do, se zemër nuk duhet të pyesësh, se sot tjetri e tjetra vendos mure që nuk duheshkan tejkaluar. Malli vetëm vlon e vlon, si një ujë i nxehtë në tenxhere e kur nuk e pret, shpërthen ai ujë e bën me njollë e alarmon familje të tërë, në mos edhe fis. Jo jo duheshka dashur, por duheshka me vulos imoralitet të kohës së monedhës që qëndron përmbi gjithçka, ashtu gjelbër, pinjollë e kulturës së pushtetit të trazuar e të mënxyrë. Po unë dua e zemrën time do ta çjerr, në duhet gjak e mall do të shpërthej, do ta dëftoj haptaz, le të çmendet në dojë njerëzia, se unë dua, se emocioni për mua qëndron mbi paranë, që edhe qeni fundja nuk e ha. Oh unë lypës në rrugë të Tiranës qofsha, lypës në rrugë të Londrës, të Parisit, Londrës, se unë dua dhe këtë gjë nuk di pse e ndalojnë. 
E mall mu shoftë, në gjendër që oshëtin prej zemrës së plaguar, unë frikën do ta vras. Edhe në vdeksha, le të thonë se deshi shumë dhe pak mori, se e donte njerëzinë, njerinë, mallin, atdhenë, botën, planetin, universin, e se pikë e tij shkoi matanë. Marrëzi, çmenduri, ja kështu se racionalitet në tokë të kallur prej përbindësh nuk mundet me pas. Oh zemra ime, mos më lër vetëm. Unë, ti yjet, le të vdesim bashkë, me kamë të përgjakur prej dashurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button