fbpx

Rrëfimi i De Biasit: Dy nga lojtarët e kombëtares më kërcënuan

Gianni De Biasi në një intervistë në 360 gradë mbi vitet e tij kuqezi, trajneri që çoi Shqipërinë në Europian përballë Shakohoxhës rrëfehet, zbulon jo pak prapaskena të panjohura kurrë më parë për publikun. Duke nisur që nga vendimi për të lënë Shqipërinë, përkundër gjithë asaj që kemi menduar është marrë në ato 10 minuta ku qëndroi i palëvizur pas ndeshjes me Luksemburgun.

“Le të themi se pas ndeshjes me Luksemburgun mendova se historia ime me Shqipërinë duhej të përfundonte të dielën pasardhëse. Unë e dija, por nuk mund ta thoja më parë pasi shkurajoja lojtarët dhe do të merrej vesh. Në konferencën para Izraelit pyetjes nëse mendoja rinovimin ju përgjigja me një jo të thatë, por në mendjen time kisha vendosur, mbaroje këtë ndeshje, sido që të shkojë pas saj nuk do jesh më trajneri i Shqipërisë”.

Rrëfim që hedh poshtë në një farë mënyre deklaratat në konferencat e shtypit që dha më vonë. Por surprizat nuk mbarojnë këtu. De Biasi tregon për herë të parë se Gashi dhe Xhaka, kërcënuan të braktisnin kombëtaren në Peros Gurioc gjatë Europianit, kur morën vesh se nuk ishin titullarë ndaj Francës.

“Unë jam një njëri që përpiqem t’i mbroj lojtarët e mi i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj, ti masakroj e bëj. Nëse duhet ti mbroj publikisht e bëj duke marrë unë fajin. Xhaka dhe Gashi erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë kemi parë që ske ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.

Këtu ju thashë, prit priit, prit pak ndalu, nuk është se shkoni ju në shtëpi, ju dërgoj unë në shtëpi. Pastaj ju thashë edhe shumë gjëra të tjera, dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin. Unë ju thashë ju dërgoj unë në shtëpi dhe qëndruan”.

Me të vërtetë një prapaskenë e jashtëzakonshme, tanimë pa impenjime De Biasi përgjigjet kështu nëse do të pranonte një ofertë nga përfaqësuesja e Kosovës.

“Besoj se jam trajner i lirë, deri tani s’më ka telefonuar njeri, smë kanë marrë në telefon dhe nuk mund të trokas unë dhe tu them po vij.

Është një Federatë e re, i njoh të gjithë presidentin, zv/presidentin, Bunjakun që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Europë dhe që mund të bëjnë mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button