SKANDAL! Kreu i PS filmohet në makinë duke dhënë lekë për votat (VIDEO)

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin “Klan” ka publikuar një denoncim të fortë për blerjen e votave nga Partia Socialiste. Në video duket kreu i PS-së së Vorës që ble vota.

Në video shihet qartë sesi përfaqësuesi i lartë politike pasi diskuton me votuesin, shkon më të në makinë dhe nxjerrë tutën e lekëve.  Lekët i numëron në makinë dhe më pas ja jep në këmbim të votës që qytetarët do t’i japin PS-së në zgjedhjet që do mbahen pas pak orësh.

Ky është denoncimi më i fortë, me prova dhe me pamje filmike që tregon atë që po ndodh këto ditë në gjithë Shqipërinë. Në video shihet sesi ndahen lekë për vota, njëlloj si kur do blihen domate në Pazar. Kur ky manipulim i madh ndodh në Vorë, çfarë po ndodh në qytete e tjera dhe në zonat ku prania e mediave dhe e policisë është shumë më e pakët në numër.

Deri më sot LSI ka folur më shumë se çdo forcë tjetër politike për blerje vote. Por qëndrimet e saj janë cilësuar si deklarata politike. Investigimi i bërë nga një televizion kombëtar tregon përmasat e frikshme që ka marrë fenomeni i blerjes së votës në këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button