‘Hunting Flies’ nga Izer Aliu nominohet për Oscarin e Norvegjisë

Regjisori shqiptar Izer Aliu me filmin e tij të metrazhit të gjatë “Hunting Flies” është nominuar për dy çmime në garën prestigjioze “Amanda Awards” në Norvegji.

Regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë janë kategoritë ku ai garon me nga dy filmbërës të tjerë. Krahas këtyre dy nominimeve, “Hunting Flies” është nominuar edhe për kamerën më të mirë (Nils Eilif Bremdal). Lajmin e ka dhënë për KultPlus vetë regjisori Aliu.

Filmi i xhiruar në Maqedoni është dramë që trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës. Ngjarja zë vend në një klasë, ku gjatë një dite të ngarkuar shikuesi njoftohet me Ganiun (Burhan Ahmeti), mësuesin idealist, i cili humb punën në ditën e parë të shkollës.

Por ai bën një përpjekje të fundit që ta rimarrë postin duke mbyllur nxënësit në klasë dhe duke i detyruar që t’i zgjedhin problemet e gjata të konflikteve që kanë ndërmjet fshatrave të tyre. Si i tillë ky film pati premierën botërore në “Toronto Film Festival” në shtator të viti të kaluar. Që atëherë është shfaqur edhe në festivale të tjera dhe nëpër kinema të Norvegjisë. / KultPlus.com 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button