Liderit të opozitës ruse nuk i lejohet të kandidojë

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, u ndalua zyrtarisht nga kandidimi për president të Rusisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi e shpalli vendimin të premten, duke thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht.
Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht. Ai ka drejtuar protesta masive në rrugë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në dimrin e viteve 2011-2012. Putin ka të drejtë të garojë për president vitin e ardhshëm, por nuk e ka shpallur ende vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button