fbpx

Katari i vlerëson të paarsyeshme kërkesat e shteteve të Gjirit

Katari tha të shtunën se lista me kërkesa e parashtruar në adresë të tij nga Arabia Saudite dhe nga aleatët e saj lidhur me bllokadën është e paarsyeshme dhe e pazbatueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i zyrës qeveritare për komunikim, Sheikh Yusuf Bin Ahmed, tha se bllokada ka për qëllim të “kufizojë sovranitetin e Katarit dhe të përzihet në politikën e tij të jashtme”.

“Ne po bëjmë shqyrtimin e këtyre kërkesave nga respekti për sigurinë rajonale, prandaj do të ketë edhe një përgjigje zyrtare nga ministria e jonë e Jashtme”, tha ai, i cituar nga agjencia e lajmeve të Katarit QNA.

Bin Ahmed tha se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson së fundmi i ka bërë thirrje Arabisë Saudite dhe shteteve tjera të përpilojnë një listë të ankesave që ishin “të arsyeshme dhe të zbatueshme”.

“Kjo listë e përpiluar nuk kënaq kriteret”, tha Bin Ahmed.

Sipas mediave të huaja, lista me 13 kërkesa përfshin mbylljen e televizionit Al Jazeera, zbehjen e lidhjeve me Iranin dhe ekstradimin e “terroristëve”. Katër vendet kanë i kanë dhënë Dohas një afat kohor 10 ditor për të përmbushur kërkesat.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku mbyllën hapësirën ajrore për Katarin dhe urdhëruan diplomatët e Katarit që të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

Autoritetet e Jordanisë gjithashtu i janë bashkuar Arabisë Saudite dhe vendeve tjera dhe njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button