Në sulmet vetëvrasëse në Pakistan jetën e humbën 73 persona

Një ditë pas sulmeve vetëvrasëse në Pakistan, autoritetet kumtuan se numri i të vdekurve është rritur dhe paraqet 73 persona.

Në sulmin e dyfishtë në tregun e qytetit Paraçinar, në pjesën veriperëndimor të vendit, jetën e humbën 55 persona. Autoritetet informojnë se një numër i madh i të lënduarve janë në gjendje kritike shëndetësore. përgjegjësinë për sulmin e mori grupi sektar sunit Lashkar-e-Xhangvi.

Në sulmin e dytë, në shpërthimin e automobilit-bombë afër selisë së shefit të policisë lokale në Kveta jetën e humbën 14 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button