Hapet Medreseja për femra në Podgoricë

Në Podgoricë zyrtarisht u hap Medreseja për femra si dhe Qendra Islame “Horizonti”.

Mjetet për ndërtimin e saj janë siguruar nga organizata kuvajtiane “Rahma Alemiya”.

Në fillim të këtij manifestimi të pranishmit i përshëndeti drejtori i qendrës “Horizonti” Omer ef. Kajoshaj, i cili u dëshiroi mirëseardhje. Më pas foli edhe drejtori i Medresesë “Mehmet Fatih” Rahman ef. Kaçar, i cili foli për rëndësinë e Medresesë dhe për historikun e këtij institucioni për një periudhë të shkurtër.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Shejh Fahd Al-Sharmy, një prej drejtuesve të organizatës “Rahma Alemiya” nga Kuvajti që ka financuar ndërtimin e kësaj medreseje.

Në fund të programit, foli edhe Myftiu i Malit të Zi, Rifat ef. Fejziq, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e arsimimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button