Kryeministri Zaev të gjithë muslimanëve ua uron Fitër Bajramin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e festës së Ramazan-Bajramit i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul ulema, Haxhi Sulejman efendi Rexhepit dhe qytetarëve të cilët e festojnë festën.

“Ua uroj festën e madhe të Ramazan Bajramit juve, anëtarëve të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë festën, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal. Festat e shenjta siç është Ramazan Bajrami sjellin fuqi të madhe shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe nxisin dëshirë për respektim të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet. Këto janë vlerat të cilat çojnë drejt një jete më të qetë dhe më të lumtur. Ndërsa njeriu mund të jetë i qetë dhe i lumtur në të vërtetë, nëse jeton në një shoqëri me njerëz të qetë dhe të lumtur”.

“Prandaj bashkëqytetarë të nderuar, të vazhdojmë së bashku në rrugën të cilën e zgjodhëm, të bashkuar dhe të unifikuar. Filluam ta ndërtojmë një shoqëri të përbashkët për të gjithë qytetarët, me mundësi të barabarta për secilin dhe e di se së bashku do t’ia dalim të sigurojmë jetë cilësore për të gjithë ne. Jini të ndershëm dhe përgjegjës ndaj vetes, ndaj familjes tuaj dhe ndaj shtetit. E ardhmja jonë e përbashkët është në Maqedoninë me zhvillimin ekonomik dhe prosperuese, në të bashkërisht japim mund së bashku dhe së bashku do t’ia dalim. Urime Ramazan Bajrami të nderuar bashkëqytetarë!”, shkruan kryeministri Zaev në urimin për festën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button