Shtëpia e Bardhë: Kriza e Gjirit është “problem brenda familjes”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mendimit se kriza e shteteve të Gjirit është një problem brendafamiljar, dhe se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ndihmë në mënyrë që kjo krizë të lehtësohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me gazetarët, por pa praninë e kamerave, Spicer tha se kriza e Gjirit paraqet një problem mes atyre shteteve, dhe si e tillë, ajo mund të zgjidhet me përpjekje të pikërisht atyre shteteve.

“Janë katër shtete të cilat paraqesin palë në këtë problem. Ne besojmë se kjo është një çështje brenda familjes dhe se ato vende duhet ta zgjidhin vetë. Në qoftë se ne do të mund të jepnim kontributin për të lehtësuar këtë, do të bënim pa problem. Megjithatë, ne mendojmë se këtë çështje ata mund ta zgjidhin vetë”, tha Spicer.

I pyetur të komentoj kërkesat në adresë të Katarit, përfshirë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera, Spicer përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të kenë rol lehtësues për zgjidhjen e krizës, dhe përderisa kjo nuk kërkohet, ata nuk do të përzihen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button