Kaloi gjysma e 2017-ës objekti i UNT-së ende askund!

Hapësira e ish kazermës Ilinden e cila iu premtua fillimisht studimeve të disperzuara të Universitetit të Tetovës në Shkup dhe tani Universitetit Nënë Tereza për tu ndërtuar objekt i ri, janë shndërruar në deponi mbeturinash, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), vitin që lamë pas u premtua se gjatë 2017 do të fillojnë punimet e ndërtimit të objektit të ri të UNT-së, kurse deri më tani ende nuk ka asnjë aktivitet sa i përket realizimit të këtij premtimi.

Portalb vizitoi këtë pjesë, dhe aty nuk kishte asgjë përveç se mbeturina dhe barishte e egër, situatë kjo e cila tani më një kohë të gjatë mbizotëron në këtë hapësirë.
Ish Kazerma Ilinden
Kohë më parë nga komuna e Çairit nën të cilën edhe bie kjo pjesë thonë se plani detal që ishte nën kompetencë të kësaj komune është përfunduar.

“Ne kishim përsipër që të përpilohet plani detal dhe i njëjti të miratohet, që gjë tani është bërë. Tani varet nga vetë MASH se kur do të fillojnë ndërtimin”, tha për Portalb.mk, Xhengis Hani, udhëheqës i sektorit për urbanizim në komunën e Çairit.

Portalb gjithashtu kontaktoi zëdhënësin e MASH, Goran Galevskin për të pyetur se a ka ndonjë datë të caktuar për fillimin e ndërtimit të objekti apo deri ku ka arritur procedura, dhe i njëjti tha që t’i dërgohet mail me kërkesë të këtyre informacioneve dhe se do të kemi përgjigje, por një gjë e tillë nuk ndodh, Portalb ende pret përgjigje nga MASH lidhur me këtë çështje, njofton Portalb.mk.
Ish Kazerma Ilinden
Gjatë promovimit të këtij universiteti, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kishin premtuar madje një kampus modern universitar, por deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje për realizimin e këtij premtimi. Se ky projekt është larg jetësimit flet edhe paralajmërimi i rektorit, Aziz Pollozhani se nga shtatori laboratorët e Fakultetit Teknik pranë UNT-së, do të vendosen në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastrit”,njofton Portalb.mk.

Ndryshe, ish ministri Abdilaqim Ademi, në kohën kur udhëhiqte MASH-in tha se objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15­- 20 milionë euro. /Poralb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button