Maqedonia në fazë të verdhë alerte – sot 38 gradë dhe UV indeks 9

Mot shumë i nxehtë me temperaturë maksimale mbi mesataren pritet edhe sot, ndërkaq faza e verdhë alerte është paralajmëruar në rajonet e Ohrit, Prespës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës si dhe në pjesët juglindore të Maqedonisë.

Temperatura do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë.

Për pasdite është paralajmëruar zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Në Shkup moti do të jetë shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në fushëgripën e Shkupit me kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullimave. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri 35 gradë.

Moti i nxehtë, sipas paralajmërimeve do të vazhdojë deri në fund të muajit, me ç’rast temperaturat çdo kund do të tejkalojnë 30 gradë, ndërkaq përgjatë vardarit edhe 35 gradë. Rrezatimi ultravjollcë do të jetë shumë i lartë, ndërsa vlera e UV indeksit do të paraqesë 9.

Kushte për dukuri të reshjeve të rrëmbyeshme lokale dhe bubullimave do të ektë të martën në orët e pasdites, kur nuk përjashtohet që këto procese vende-vende të jenë më intensive. Kushte për destabilitet të motit do të ketë edhe në fushëgropën e Shkupit, posaçërisht të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button