fbpx

Londër, evakuohen banorët në 800 apartamente

Banorët e më shumë se 800 apartamenteve, janë evakuuar në një bllok pallatesh, në Camden, në veri të Londrës.

Këshilli i Camden-it është shprehur se njerëzit që banojnë në apartamentet e pesë kullave duhet të evakuohen urgjentisht, për arsye sigurie.

Tëq pesta këto kulla kanë të njëjtën shtresë veshjeje si kulla Grenfell, ku ra një zjarr vdekjeprurës dhe autoritetet duan të shmangin përsëritjen e kësaj ngjarjeje.

Këshilli i Camden-it, menjëherë pas përfudnimit të evakuimit, do të heqë shtresën termike nga këto kulla, për të shmangur rrezikun e djegies.

Për këtë evakuim u shpreh edhe kryeministrja Theresa May, në rrjetin social Twitter, duke thënë:”Mendimet e mia janë me banorët e Camden-it, që po evakuohen, ndërkohë që shtëpitë e tyre sonte po bëhen të sigurta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button