Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Temperatura minimale do të jenë prej 12 deri në 19 ndërsa maksimalja prej 30 deri në 38 gradë Celsius. Pasdite në Fushëgropën e Shkupit do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri në 35 gradë Celsius.

Deri në fund të muajit vazhdon periudhë e motit shumë të nxehtë, me temperatura maksimale kudo mbi 30, ndërsa përgjatë Vardarit edhe mbi 35 gradë Celsius. Deri të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button