Eurokomisari Han: Ja pse do të vizitoj Maqedoninë

Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, sipas paralajmërimeve të hënën (26 qershor) do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsëris përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtar i Unionit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas kumtesës së sotme të Komisionit Evropian, është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend.

Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e vizitën Maqedoninë që të japë nxitje për zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian.

“Me përkrahjen e kontinuar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button