Rihanna i kthen përgjigje fansit i cili është ndarë nga e dashura

Këngëtarja e hitit “Wild Thougts”, jo gjithmonë është në gatishmëri t’i kthej përgjigje secilit fans që ajo ka.

Megjithatë, këtë herë ajo ka vendosur t’i kthej përgjigje një mashkulli i cili mbase sapo është ndarë nga e dashure e tij dhe tani ndihet keq, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Samer, i cili ka kërkuar këshillë nga Rihanna, ka thënë se e konsideron atë si vajzë të mençur dhe kjo është arsyeja pse i ka shkruar.

“Përshëndetje Rihanna… Si ia dole mbanë pas ndarjes tënde të parë? Unë vazhdoj të luftoj për ta përballuar”, i ka shkruar Samer.

Ndërkaq, përgjigja e këngëtares së famshme ishte kjo.

“Thjesht kuptoje që ndarja ishte një dhuratë në vete. Qaj nëse ke nevojë, por kjo nuk do zgjas përgjithmonë. Do ta gjesh përsëri dashurinë dhe do të jetë shumë më e bukur se kjo! Gjatë kësaj periudhe, shijoje atë që je!!!!”.

rihanna

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button