Dialog për rrogën minimale – propozohet që paga minimale të hyjë në ribalancin e Buxhetit

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, zëvendës ministrja Shiret Elezi dhe ekipi ekonomik në Ministrinë e Financave realizuan takim me kryetarët e sindikatave, me çka filluan bisedat për rritje të rrogës minimale.

Ministri Tevdoski me këtë rast tha se rreth pagës së projektuar minimale prej 12.000 denarë që ishte edhe premtim parazgjedhor, nuk duhet të ekzistojë dilemë, për atë do të ketë para në ribalancin e Buxhetit

Siç tha Tevdovski, ideja është që të shkurtohet nga komiteti i pushtetit, ndërsa mbështetje për rritje të pagës minimale japin edhe punëdhënësit. Sipas tyre, tha Tevdovski, absolutisht ka hapësirë për rritje të pagës minimale por, nëse nuk ka presione dhe kanosje politike.

“Fillon dialogu i hapur për rritje të pagës minimale që ishte premtim në periudhën parazgjedhore. Sipas planit tonë, paga minimale do të jetë 12.000 denarë dhe do të vlejë për të gjithë. Plotësisht jemi të hapur dhe dëshirojmë t’i dëgjojmë sindikatat, jo vetëm për lartësinë, por edhe për çështjet e tjera të hapura të lidhura me pagën minimale siç është vlerësimi i efektit”, theksoi Tevdovski.

Konsultime të këtilla, paralajmëroi, të mërkurën do të mbahen edhe me odat ekonomike dhe punëdhënësit, ndërsa pastaj, vendimet e dakorduara do të prezantohen dhe debatohen në Këshilli socio-ekonomik.

“Për ligjet, posaçërisht ato të rëndësishmit për punëtorët, duhet të diskutohet me qasje të këtillë të hapur. Nga ana tjetër, thamë se do ta lirojmë ambientin afarist, mendoj se kjo më nuk ndjehet, nga dita e parë pamë që të ketë kthim joselektiv të TVSH-së, që të mos ketë presione që gjithsesi do të sigurojë hapësirë për rritjen e pagave”, potencoi Tevdovski.

Edhe ministrja Carovska tha se vetëm me qasje të hapur, të drejtpërdrejt mund të vihet deri në zgjidhje cilësore.

“E hapëm procesin e bisedimeve, dialog për rritje të pagës minimale. Atë që e premtuam në periudhë parazgjedhore, sot po fillojmë ta realizojmë. Konsultime të gjera janë shumë të rëndësishme, vetëm kështu mund të marrim vendime cilësore. Do të përpiqemi që në të gjithë degët të ketë pagë të barabartë minimale dhe shpresojmë se së shpejti kjo do të bëhet realitet duke pasur parasysh se paraprakisht kishte dispozita diskriminuese për degët të cilët janë më të ndjeshme”, theksoi Carovska.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Tevdovski theksoi se lidhur me rritjen e pagës minimale posaçërisht do të mbahet llogari që të mos lejohet hapësirë që kompanitë të kryejnë çfarëdo lloj presionesh dhe keqpërdorimesh ndaj të punësuarve.

Paralajmëroi edhe se shumë shpejtë, nga fillimi i korrikut Ministria do të fillojë me publikimin e raporteve të hollësisht për financat publike që do të thotë transparencë në shpenzimin e parave të qytetarëve. “Lidhur me tatimet, ideja kryesore është që të jemi të matur dhe të bëhen paralelisht me efikasitetin e institucioneve”, theksoi ministri i Financave.

Në afat të shkurtër, informoi, nuk do të ketë kurrfarë ndryshime lidhur me kthimin e pragut të tatimpaguesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button