fbpx

Trump, riemërtimi i një fshati në Indi

Një fshat i vogël në veri të Indisë, ka riemërtuar fshatin me emrin e Donald Trump, kjo me qëllim për ta nderuar presidentin amerikan dhe të tërheqin më shumë mbështetje nga ai.

Emri i ri i fshatit “Trump Sulabh” ende nuk është zyrtare dhe ende nuk është shfaqur nëpër harta, shkruan Times, transmeton Koha.net.

Më shumë se 400 fshatarë kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush është Trump, por të moshuarit e fshatit janë të lumtur pasi thonë se mbajnë shpresa që në fshat do të mund të ndërtohen më shumë shtëpi prej balte.

“Trump është president i kombit që udhëheq botën, kjo është arsyeja pse e kam zgjedhur këtë emër. Ne shpresojmë që ai një ditë do të na financojë”, ka thënë Bindeshwar Pathak, ideatori i këtij emri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button