Takim Xhaferi – Brende

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot realizoi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Borge Brende, i cili qëndron për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë.

Në takim ishin të pranishëm edhe Sonja Mirakovska, zëvendës koordinatore e LSDM-së dhe koalicionit, Ejup Alimi, koordinatori i BDI-së dhe Afrim Gashi, koordinator i lëvizjes BESA.

Siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Xhaferi shprehu mirënjohje për ndihmën dhe përkrahjen që Norvegjia, si anëtare me ndikim në NATO ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit euro-atlantik dhe theksoi se do të angazhohet për bashkëpunim parlamentar më intensiv ndërmjet dy shteteve.

Ministri, duke ia uruar zgjedhjen në funksion kryetarit Xhaferi, e theksoi gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit të afërm ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Norvegjisë për ndarjen e përvojave dhe e përsëriti përkrahjen ndaj proceseve reformatore që duhet të sjellin deri në afrimin e shtetit pranë Bashimit Evropian dhe NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button