Frederik Ndoci merr ‘Mjeshtër i Madh’, por del kundër presidentit

Këngëtari melodioz Frederik Ndoci i vlerësuar pak ditë më parë me titullin Mjeshtër i Madh ka bërë një status pikërisht kundër vlerësimeve pa kriter që Presidenti Bujar Nishani ju ka bërë së fundmi mjaft emrave, përcjell Bordo.al. 

Në një status të publikuar pak minuta më parë Ndoci thotë që Presidenti i ardhshëm, duhet ose t’i anullojë ose të krijojë tituj të tjerë.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të artistit.

‘Do deshiroja qe presidenti i rradhes ose te shpike nje medalje te re, ose ti vlersoje te 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshter i Madh nga -100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne”jete note”, ose me kene vertet burre t’ua heq te gjitheve,

ose tua marre mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin.:

Me ka bere 200000 like ne fb

nuk me ka ofenduar ne instagram e twiter.

ka dale 5 here ne metingje pa para,

ka pershendetur 28 here z.X ne rruge,

ka dhene 105 kafe deputeteve,

ka bere 19 darka per kryetaret e partise x

ka mbydhur syte kur me ka pare me x femer

me ka dhene falas para per kazino

ia kemi marre pronat dhe nuk i kerkon mbrapsht

Ia kemi prere energjine me miljona here dhe ka ndez qirinjte

I kemi marre me mijera fidane kannabis dhe prap mbjedh

ja kemi q..e robt dhe prap na i sjell

e kan kap 20 here me cocaine dhe ai nuk tregon

Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshem per partine

Mban emblemen e partise ne makine ne xhakete ne dyqan ne are dhe ne shtrat

ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder metingje

Nuk na ka kerkuar as nje vend pune

Vishet me kollare e kostum sa here kaloj un

Heq miliona lypes nga rruga supermarket dhe para selise se partise

Ka ardhe 2020 here per yftar..

Ka 30 fb me emra anonim etj’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button