Macron: BE do të forcojë kufijtë e jashtëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të forcojnë kufijtë e jashtëm dhe të mbështesin forcat kufitare libiane, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e migracionit ilegal dhe vdekjeprurës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në samitin e BE-së të premten, Macron tha se migracioni është sfidë afatgjate dhe se kërkon përgjigje të përbashkët.

BE-ja do të rris mbështetjen ndaj rojës bregdetare libiane për të ndaluar që njerëzit të lundrojnë në ujërat ndërkombëtar me varka dhe anije joadekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button