“Shpigel”: BE-ja po humb simpatinë që nga Bosnja deri në Maqedoni

E përjavshmja gjermane, Shpigel, ka bërë një prezantim panoramik për situatën në Ballkanin Perëndimor, me një vështrim të veçantë për Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Me titullin “Mjeshtri i kontinentit”, ‘Shpigel’ shkruan se Bashkimi Evropian po humb simpatinë ndër banorët e “hapësirës në mes Bosnjës e Maqedonisë”.

“Në Ballkan, rajon historikisht krizash në Evropë, kontinentit i kërcënohet rreziku i sigurisë. Fuqia tërheqëse e BE-së po bie, retorika e dikurshme nacionaliste po kthehet,” shkruan kjo gazetë.

Autorët theksojnë se Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë në samitin e Selanikut më 2003 iu ishte premtuar e ardhmja në Bashkimin Evropian, dhe se atëherë në Ballkan zotëronte atmosfera e optimizmit.

këto vende tani janë të dëshpëruara, meqë Bashkimi Evropian kryesisht po merret me vetveten, me krizën e euros, rrezikun nga “populistët” dhe “brexitin”. Tundimi i Perëndimit u ka shërbyer të tjerëve që tash po realizojnë ndikimin e vet në Ballkan, e këta në radhë të parë janë Rusia dhe Turqia, si dhe “financuesve të rinj nga Gjiri Persik.

“Ata që në verën e hershme të vitit 2017 udhëtojnë nëpër Kosovë dhe tutje – Maqedoni, republikën jugore të ish-Jugosllavisë, si dhe në Bosnje e Hercegovinë, udhëtojnë nëpër një rajon gati të harruar – paradhomë të Evropës së bashkuar. Atje jetojnë njerëz të cilët dalëngadalë po e humbin durimin. Pasoj janë emigrimi, islamizimi, nacionalizmi, konfliktet në Shkup dhe tiradat shqiptare të Prishtinës dhe Tiranës, të gjitha këto tregojnë se sa është e acaruar situata.

Mëkati ndërkombëtar i Perëndimit

Pjesën për Kosovën ky artikull e nis me tregimin për “njeriun i cili dëshiron të bëhet shef i Qeverisë së Kosovës” – Ramush Haradinajn, i cili ishte i “akuzuar për krime kundër njerëzimit për 37 raste, ndër të tjera edhe për vrasje e tortura”.

“Akuzat u referohen viteve të nëntëdhjeta, kur ai ishte komandant i UÇK-së. Gjykata atë e liroi, pasi” – siç shkruan kjo gazetë – “dëshmitarët në momentin e fundit hoqën dorë nga dëshmimi, ose vdiqën papritmas. Në një raport të policisë së KB veterani i UÇK-së akuzohet për tregti me kokainë”.

“Shërbimi informativ gjerman më 2005, në një analizë madje e përshkruan si shef të grupit që merret me spektrin e përgjithshëm të aktiviteteve kriminale. Megjithëkëtë, Haradinaj javë më parë ia ka dalë me mjeshtëri të korrë fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Tridhjetë e katër për qind e votave tani i japin të drejtën të kërkojë për vete partnerë për formimin e qeverisë”, transmeton Koha.net shkrimin e ‘Shpigelit’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button