Ja kur priten të jepen subvencionet

Të martën javën e ardhshme pritet të vazhdojë pagesa e subvencioneve nga viti 2016. Të gjithë pengesat për realizimin e 25 milionë eurove të mbetura për 24.000 aplikuesit janë tejkaluar, përveç çështjes me SHA Ujësjellësi, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Sipas tij, punohet me përpjekje mbinjerëzore që t’u dilet në ndihmë bujqve, ndërsa subvencionet fillimisht do t’i marrin përpunuesit e duhanit. Ditë e natë po futen të gjitha të borxhlinjve ndaj SHA Ujësjellësi në filialet që është kushti i vetëm i mbetur që të vazhdojë pagesa.

“Me ministrin e Financave bëmë përpjekje mbinjerëzore që mjetet të sigurohen. Bllokimi nga SHA Ujësjellësi po zgjat, por shpresoj se deri të martën në mëngjes se do të zgjidhet sepse po bëj presion të fuqishëm në interes të bujqve. Ata duhet ta dinë të vërtetën. me drejtorin e ndërmarrjes u dakorduam që të autorizojmë persona të cilët natë e ditë do të punojnë që t’i fusin të dhënat në filialet për borxhlinjtë”, theksoi Nikollovski.

Lidhur me DAP-në, shtoi, pengesa është mënjanuar. Bujqit edhe pse kanë tatime të papaguara, do të mund të marrin subvencione. Është mënjanuar edhe problemi me Agjencinë pagesore, gjegjësisht me përpunimin e zgjidhjeve softuerike sepse ka skaduar marrëveshja.

“Jemi të gatshëm të kryejmë pagesë të subvencioneve në momentin e njëjtë kur do të përgatiten zgjidhjet në Agjencinë pagesore. Shpresoj se të martën, gjatë ditës, e gjithë procedura do të përfundojë dhe do të zhbllokohet procesi i pagesës së subvencioneve, ndërsa përpunuesit e duhanit do t’i marrin mjetet”, nënvizoi ministri.

Nikollovski informoi se është prolonguar afati i shpalljes për aplikim për mjetet IPARD dhe në vend që deri më sot, do të zgjasë deri më 21 korrik të këtij viti me kërkesë të bujqve dhe kompanive. “Qëllimi është që të përgatiten projekte më cilësore për shfrytëzim të fondit evropian për bujqësi më konkurrente”, theksoi ministri.

Konfirmoi edhe se mbrëmë Qeveria e miratoi Vendimin për mbështetje plotësuese të pemëtarëve.

“Me këtë Vendim do të zgjidhet problemi me pjeshkat, por nuk guxon të lejohet që në të ardhmen të ketë situata të këtilla, posaçërisht nëse janë nga karakteri subjektiv. Nuk guxon që një defekt i gypit të rregullohet 30 ditë dhe për këtë arsye të mos distribuohet ujë deri tek të mbjellat. Kjo është e palejueshme dhe është tërësisht joprofesionalizëm i SHA Ujësjellësi dhe do të duhet të merret përgjegjësi”, theksoi ministri i Bujqësisë Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button