Kryeministri Zaev në takim me ambasadorin ukrainas Pallagusinec

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Ukrainës, Rostisllav Pallagusinec.

“Ambasadori Pallagusinec, në emër të kryeministrit të Ukrainës Vlladimir Grojsman, i dërgoi kryeministrit Zaev letër me urim për marrjen e detyrës së kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë. Është përshëndetur zgjidhja demokratike e krizës politike dhe ajo që Republika e Maqedonisë mori Qeveri reformuese e cila hap perspektiva për shtetin”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

“Preokupim kryesor i Qeverisë janë reformat e nevojshme për integrimet euroatlantike që i hap Qeveria e re, si dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha kryeministri Zaev.

Ai kumtoi se Qeveria e re është e orientuar ndaj realizimit të qëllimeve strategjike të Maqedonisë, BE-së dhe NATO-s, por edhe ndaj zhvillimit ekonomik të shtetit.

Në këtë drejtim, ambasadori Pallagustinec ka transmetuar interes nga kompanitë ukrainase për investim në Maqedoni, pas stabilizimit politik për ta zbatuar përvojën e ekspertëve të lartë profesionalë nga Ukraina, në sferën e industrisë dhe ndërtimtarisë. Është shqyrtuar mundësia që kjo të bëhet gjatë realizimit të gasifikimit të Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev shprehu transparencë për bashkëpunim me investitorët e tanishëm dhe të ardhshëm të Ukrainës të interesuar për të investuar në shtetin tonë. “Ai shtoi se përparimi i kushteve për funksionimin e firmave, si të huaja, ashtu edhe vendore është fokus i Qeverisë, që të hapet mundësi për vende të reja të punës dhe paga më të larta për qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e hapura për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy shteteve edhe në sfera tjera, siç janë heqja e kuotave për prodhimet bujqësore, rritja e këmbimit të përgjithshëm tregtar, heqja e plotë e vizave midis shteteve dhe intensifikimi i bashkëpunimit në pjesën e arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button