Njihuni me zyrtarët që në vend të veturave vozisin biçikletë, asnjë shqiptar

Ndryshimet politike në Maqedoni me vete solli edhe ndryshim të shprehisë së zyrtarëve dhe deputetëve të Maqedonisë. Praktika e cila për botën e civilizuar tashmë është normale, në Maqedoni ka filluar tash të bëhet përditshmëri, lidhet me shkuarjen në punë në këmbë apo me biçikletë e transport publik, njofton Portalb.mk.

Por edhe pse të punësuar në të njëjtin insitucion, grupi i deputetëve dhe zyrtarëve shtetëror të cilët në vend të veturave vozisin biçikletë nuk numëron asnjë shqiptarë.

Ish profesoresha e Institutit për Histori Nacionale, tash deputete në Kuvendin e Maqedonisë, Irena Stefkovska thotë se biçikleta është pjesë e saj dhe sikur të bëhej bartëse e ndonjë funksioni shtetëror nuk do ta zëvendësonte me veturë zyrtare.

“Nuk e shoh veten si zyrtare ngaqë jam deputete e popullit. Kjo nuk më bën zyrtare, por më bën të kem më shumë përgjegjësi ndaj atyre që më votuan. Tërë jetën vozis biçikletë. Ajo është pjesë e imja. Nuk mund të shikoj ndryshe rreth qytetit. Sapo vjen pranvera un menjëherë e marr biçikletën dhe “fluturoj””, tha Stefkovska.

Ajo edhe deputetëve të tjerë u rekomandon të ngasin biçikletë për shumë arsye.

“Aspekti ekologjik është një, e dyta, përgjegjësia shoqërore, në kuptimin që njerëzit kur janë në një pozitë nuk dallohen nga qytetarët e tjerë, atëherë pse duhet të shfrytëzoj veturë zyrtare për obligimet e çdoditshme. Kemi shembuj edhe në shtetet e zhvilluara për njerëzit që janë në funksione të caktuara të cilët shfrytëzojnë biçikletë si mjet transportues a udhëtues. Funksioni nuk duhet të na bëjë që ne ta ndryshojmë mënyrën e jetesës për një natë”, tha Stefkovska.

Ndër shembujt e tillë janë edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe bashkëpunëtori i tij Branimir Jovanoviq të cilët në vendin e punës shkojnë në këmbë.

Tevdovski qysh në konferencën e parë të tij tha se për shkak se jeton afër nuk do të shfrytëzojë veturat zyrtare.

Ministrja Pa resor, Zorica Apostollska përdor biçikletë dhe thotë se ajo ka qenë mjet udhëtimi për të edhe para se të bëhet ministre.

“Biçikletën si mjet udhëtimi e shfrytëzojë rregullisht, jo vetëm tash, por edhe para se të bëhem ministre”, tha Apostollska.

Krahas këtyre, edhe deputeti Petar Atanasov hyn në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve shtetëror të cilët shkojnë në punë me biçikletë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button