Tereza Mej propozoi marrëveshje për qytetarët e BE-së në Britani të Madhe

Kryeministrja britanike Tereza Mej, në Bruksel iu propozoi vendeve tjera evropiane marrëveshje për statusin e qytetarëve të tyre në Britani të Madhe, të cilën ajo e vlerësoi si “korrekte”.

Mej theksoi se nuk dëshiron askush të largohet nga Britania e Madhe për shkak të daljes nga BE-ja, e as të kërkojë që familjet të ndahen.

Duke i ekspozuar pesë parimet udhëheqëse të “propozimit të saj të drejtë dhe serioz” të saj, në samitin në Bruksel, Mej theksoi se dëshiron të propozojë siguri për ardhmërinë e qytetarëve të Unionit në Britani të Madhe.

Mej e prezantoi planin – për të cilin shumica në partinë e saj shpresojnë se përmes tij do të zvogëlohet migrimi dhe pastaj është larguar nga takimi. Liderët tjerë, pa të, kanë propozuar të bisedojnë për çështjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Mej, gjithashtu, paralajmëroi se qytetarëve të BE-së të cilët jetojnë në Britani të Madhe do t’ju vazhdohet nga të paktën pesë vjet që të mund në datë të papërcaktuar, por tani për tani të pakonfirmuar, të aplikojnë për kategori të ri të statusit, me të cilin do t’ju mundësohet të trajtohen si shtetas britanikë, që ka të bëjë me shëndetësinë, arsimin, ndihmën sociale dhe pensionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button