Fqinjët e Katarit me listë të kërkesave për tejkalim të krizës

Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe, të cilët i ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dolën me listë të kërkesave për ndërprerje të krizës, midis të cilave edhe mbyllje të televizionit Al Xhezira, ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe mbyllje të bazës ushtarake turke në territorin e saj.

Lista përmban 13 pika me të cilat kërkohet që edhe Katari t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me lëvizjen Vëllazëria myslimane dhe me grupe të tjera si Hezbollahu, Al kaeda dhe Shteti Islamik.

Paraprakisht, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i ndërprenë lidhjet me Katarin për shkak të mbështetjes së terrorizmit, akuzë e përsëritur edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp. Shtetet arabe vendosën afat prej dhjetë ditësh për përmbushje të kërkesave, në të cilat është përfshirë edhe pagesa e shumës së pacaktuar të dëmshpërblimit.

Sipas listës së kërkesave, Katari duhet të heq dorë nga natyralizimi i qytetarëve të katër vendeve dhe t’i dëbojë ata të cilët janë në territorin e saj. Është paraparë që edhe Katari t’i dorëzojë të gjithë personat për të cilët është shpallur urdhër-arrest në Arabinë Saudite, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni nën akuzë për terrorizëm; ta ndërpresë financimin e organizatave ekstremiste, të shpallur për terroriste nga ana e SHBA-ja, si dhe të dorëzojë informata për opozitarët.

Sa i përket në pjesën për Iranin, thuhet se Katari duhet t’i mbyllë përfaqësitë diplomatike në Iran dhe t’i dëbojë të gjithë anëtarët e Korpusit ushtarak elitar iranian të gardës së Revolucionit islamik dhe të tregtojë me Teheranin në pajtueshmëri me sanksionet amerikane.

Në kërkesën për mbyllje të Al Xhezirës, selia e të cilës është në Doha, thuhet se Katari duhet t’i mbyllë të gjithë filialet e kanalit televiziv satelitor. Kjo do të thotë edhe mbyllje të redaksisë në gjuhën angleze. Fqinjët e Katarit e akuzojnë Al Xhezirën se nxit trazira në rajon dhe e mbështet Vëllazërinë myslimane.

Nëse Doha pajtohet që t’i përmbushë kërkesat në vitin e parë do të mbikëqyret një herë në muaj, ndërsa në vitin e dytë – në çdo tre muaj. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme Katari do të mbikëqyret një herë në vit.

Ende nuk ka reagim nga autoritetet e Katarit për listën me kërkesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button