Marcelo i jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo

Sipas raporteve në Spanjë, Marcelo do t’i i jap fund karrierës në Real Madrid nëse shoku i tij i ngushtë Cristiano Ronaldo largohet nga Bernabeu.

32-vjeçari është akuzuar së fundmi për evazion fiskal në Spanjë, diçka që e mohon fuqishëm, transmeton portali arbresh.info. Qysh pas kësaj, ai është kërkuar për transferim larg nga Real Madridi pasi beson që klubi nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur atë në këtë kohë të vështirë, njofton Portalb.mk.

Ish klubi i tij, Manchester United është në gjendje të nënshkruaj sërish duke ofruar një tarifë masive së bashku me gjigantin francez Paris Saint Germain.

Mbetet edhe e pa qartë nëse ai do të jetë ende në Spanjë kur të filloj sezoni i ri. Por, në rast se jo atëherë kjo mund t’i jep fund edhe karrierës së Marcelos në Bernabeu gjithashtu.

Reprezentuesi brazilian është një shok shumë i mirë me Ronaldon dhe nëse sulmuesi portugez largohet nga Real Madridi, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton se Marcelo do t’i jap gjithashtu fund karrierës te ‘Los Blancos’.

Ata gjithashtu theksojnë që mbrojtësi është duke u përpjekur për të bindur sulmuesin të vazhdoj qëndrimin në Spanjë./arbresh.info

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button