Maqedoni, Pribe si profesor mbush bateritë para se të fillojë përpilimin e raportit të ri

Eksperti juridik gjerman, ish drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Rejnhard Pribe, sot ka mbajtur ligjëratë para pjesëmarrësve të Shkollës Javore të së Drejtës Natyrore e cila nën organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, mbahet në Ohër, njofton Portalb.mk.

Ai para dhjetëra të magjistruarve dhe të doktoruarve në juridik dhe politikë mbajti ligjëratë në temë “Demokracia, sundimi i së drejtës dhe liritë njerëzore- rëndësia e vlerave demokracitë për shtetet kandidate për anëtarësim në BE”.

“Është kënaqësi që un jam këtu, të marr pjesë në shkollën për të drejtë natyrore dhe të kem mundësi të përcjell tek të rinjtë juristë njohuritë për procesin integrues evropian dhe vlerat evropiane të cilat janë parakusht për anëtarësim. Pres diskutim të hapur me ata, shpresoj që në mënyrë shkencore të përçoj se çfarë vlejnë integrimet evropiane”, tha Pribe.

Përskaj kësaj Shkolla Javore për të Drejtën Natyrore gjatë shtatorit ASHAM do të organizojë edhe një shkollë që i dedikohet gjuhës së urrejtjes, krimi i urrejtjes dhe formave të reja të krimit.

Pritet Pribe që nga Ohri ditëve të ardhshme të vijë edhe në Shkup për reformat urgjente prioritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button