Çairi lavdërohet me rrugica, anashkalohen projektet kryesore

Banorët e komunës së Çairit vazhdimisht ankohen për mospërfilljen e kërkesave të tyre si dhe kaosin që po mbretëron në këtë komunë tani më vite me radhë.

Kohëve të fundit komuna në fjalë ka filluar të aktivizohet duke asfaltuar disa rrugë të lagjeve të cilat tani më një kohë të gjatë ishin të shkatërruara dhe të lëna pas dore. Banorët këtë nuk e shohin si investim dhe as si kryerje te obligimit të komunës, por sipas tyre kjo bëhet shkaku i afrimit të zgjedhjeve lokale.
Rruga Çair
“Asfaltojnë disa rrugica në lagje dhe publikojnë lajme sikurse të kenë bërë investimi milionëshe në komunë. Jo zotëri, puna juaj është që të investoni në komunë dhe jo të bëni reklamë duke kryer obligimet e juaja që i keni dhe me para të taksave që paguajmë ne. Mjaft na mashtruat më, sapo shohim ndonjë lëvizje apo intervenim siç po bëni tani, kuptojmë se po afrohen zgjedhjet lokale, se përndryshe askujt si kujtohet të kryej obligimet dhe të rregullon komunën ashtu siç duhet. Vetëm bëni një krahasim me komunat maqedonase dhe do të vëreni se ku jemi ne e ku janë ata. Gjithçka varet prej rregullit dhe rendit komunal, dhe më pas nga sjellja e vetë banorëve”, tha Arian Tahiri, banor.

Ditë më parë nga shirat e rrëmbyeshëm që kapluan Shkupin gjithashtu u vërtetua se kanalizimi atmosferik i cili u promovua dhe përurua kohë më parë dhe kushtoi rreth 23 milion denarë nuk funksionon si duhet dhe ka defekt.
Rruga Çair
Nga Qyteti i Shkupit bënë të ditur që do të bëhen intervenimet e duhura për rregullimin e funksionimit të tij, mirëpo kjo gjë ende nuk u realizua. Gjithashtu shiu dëmtoi rrugën kryesore në Xhon Kenedi duke krijuar kështu gropa të mëdha, të cilat tani më një kohë të gjatë po shkaktojnë kaos në trafik.

“Nuk e di se me çfarë asfalti punojnë këta qeveritarët. Si është e mundur që një shi të shkatërron një asfalt të ri i cili kohë më parë u vendos, apo ndoshta e ka shkatërruar se e kanë venduar të hollë si letër. Ne po paguajmë taksa, kërkojmë edhe kushte. Na u prishën makinat nëpër gropat e Çairit, kush do paguan dëmin për makinat tona që kalojmë atë rrugë çdo ditë”, tha Burim Hasani, banor.

Gjithashtu mungesa e parkingjeve në këtë komunë ka krijuar kaos në trafik, duke shndërruar trotuaret në parking të veturave, dhe këmbësorët duhet të ecin në rrugë.

“Vetëm këtu nuk ka rregull, vetëm te neve nuk ka parkingje. Na tregoni ndonjë parking nëse dini?! Rrugët tona janë tmerr, nuk ke nga të kalosh. Shikoni këtu kanë bllokuar komplet trotuarin makinat dhe shoferët as nuk sanksionohen dhe as një gjë, kurse këmbësorët duhet të dalin të ecin në rrugë, askund nuk ndodh kjo përveç se në Çairin tonë”, tha Hamide Hashani, banore.
Rruga Çair
Banorët e kësaj komune gjithashtu u ankuan se po realizohen projekte të kota dhe të panevojshme kurse ato të nevojshme dhe esenciale po lihen pas dore dhe po zvarritet tejmase realizimi i tyre.
Rruga Çair
Ndryshe, ia vlen të kujtohet edhe rruga “Mesta 48” në lagjen e Seravës, e cila u bë gazi i botës në rrjetet sociale dhe mediat për shkak të “asfaltimit” të saj ‘shkel e shko’./PortalbÇair, rruga që u bë gaz i botës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button