Blushi: Shqiptarët do shkarkojnë Ramën! Ja kush janë oligarkët…

Ben Blushi deklaroi se Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë.

Sipas kreut të LIBRA-s, Rama është i vetmi kryeministër në Europë që thotë “më jepni tepsinë”.

Blushi u shpreh se e vetmja arsye që shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor është të shkarkojnë Ramën.

“Unë nuk mund ta them tani sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, por di të them që Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë.

Të tre palët janë të pavotueshme, asnjëri nuk ka një plan për përmirësimin e situatës së shqiptarëve. E kane mendjen te tepsia. Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që thotë “më jepni tepsinë”.

I flet subkoshienca, është një grykës. Nuk ka lënë trotuar, shkollë, lulishte, pa ngrënë. E prapë kërkon tepsinë.

E vetmja arsye pse shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor, është që të shkarkojnë Ramën.

Ashtu si në 2013. Edhe atëherë nuk fitoi Rama, por humbi Berisha”, – u shpreh kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në emisionin “Të paekspozuarit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button