PS mbyll fushatën në Tiranë

Partia Socialiste mbylli fushatën e saj elektorale në kryeqytet me një miting në sheshin Nënë Tereza, për të cilin theksoi se asnjë autobus me militantë nuk kishte mbërritur nga jashtë Tiranës.

Prej një muaji Edi Rama kërkon një votë kuqezi prej shqiptarëve dhe para se të merrte fjalën ftoi të gjithë të nderonin Himnin Kombëtar.
Ndryshe nga takimet e tjera në rrethe, Kryeministri bëri një bilanc të arritjeve të Qeverisë, duke nisur nga rendi, arsimi, ekonomia e punësimi, por pranoi se nuk ishte i kënaqur.
Pak fjalë ia dedikoi demokratëve, që e akuzojnë se në 4 vjet ka qeverisur me fasada.
Nuk kurseu as aleatët e LSI-së, të cilët para zgjedhjeve filluan të ankohen për reformat të cilat i kishin miratuar me votat e tyre.
Edi Rama kërkoi votën për një mandat të tyre, pa qenë peng i partive të tjera, me qëllim që reforma në drejtësi – sic pohoi Kryeministri – të ndëshkojë edhe zullumet e politikanëve.
Bëri një përjashtim nga kënga që shoqëron PS-në në fushatë, duke kërkuar një tjetër në sintoni me ngjyrat e votës së 25 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button