Deri më 21 korrik prolongohet afati për dorëzimin e kërkesave për mjetet IPARD

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural i njofton të gjithë të interesuarit për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve IPARD nga Programi 2014-2020 se afati i dorëzimit të dytë vazhdon deri më 21 korrik 2017.

Sipas Agjencisë, pjesët e tjera të thirrjes publike të publikuara më 24 prill të këtij viti mbeten të pandryshuara dhe përmbajtja e saj e plotë mund të gjendet në ueb adresën www.ipardpa.gov.mk.

“Vazhdimi i afatit për dorëzimin e kërkesave është me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave prej shfrytëzuesve potencial për përgatitjen e aplikacioneve cilësore”, thekson Agjencia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button