fbpx

Mbretëria e Bashkuar me “ofertë bujare” post-Brexit për shtetasit e BE-së

Kryeministrja britanike, Theresa May, të enjten do t’u prezantojë liderëve të BE-së “ofertën bujare” të vendit të saj, mbi të drejtat post-Brexit të qytetarëve evropianë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton AanadoluAgency (AA). 

Ndërsa krerët e BE-së u mblodhën në Bruksel për një samit dy ditor, May do të takohet me krerët e qeverive, që është hera e parë që nga shfaqja e dobët e partisë së saj në zgjedhjet e përgjithshme me një rezultat të papritur, i cili detyroi konservatorët të kërkonin mbështetje parlamentare nga një parti e vogël irlandezo-veriore.

Negociatat e ndara të Brexit filluan të hënën në Bruksel.

May ka këmbëngulur se qeveria e saj nuk do të ofrojë asnjë garanci për qytetarët e BE-së që jetojnë në Mbretëri, pa një premtim reciprok për të ardhmen e qytetarëve britanikë që jetojnë në shtetet evropiane.

“Së shpejti do të vendosim ofertën tonë në lidhje me qytetarët evropianë që jetojnë këtu në Mbretërinë e Bashkuar”, tha May të mërkurën.

Dokumenti i qeverisë britanike lidhur me politikat e saj në këtë drejtim, sipas të gjitha gjasave do të publikohet të hënën.

BE ka kërkuar garanci të forta për rreth 3.2 milionë qytetarët e saj që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe për 1.2 milionë britanikët që jetojnë në shtetet e BE-së.

Komisioni Evropian planifikon të arrijë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar e cila do të garantojë vazhdimësinë e lirisë së lëvizjes sipas rregullave aktuale.

Të drejtat e qytetarëve është një nga çështjet kryesore që duhet të trajtohen gjatë negociatave Brexit, së bashku me kufijtë tokësorë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës si dhe mes Gjibraltarit dhe Spanjës, plus kontrolli i imigracionit dhe qasja në tregun e përbashkët evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button