Përmirësoni humorin me 5 veprime të thjeshta!

Herë pas herë na ndodh që të rishikojmë qasjen tonë në jetë, marrëdhëniet me të tjerët dhe përditshmërinë e jetës sonë.

Që të kemi një jetë të përmbushur, atëherë na duhet që të qartësojmë pozicionin tonë si individë, të jemi të aftë të ndryshojmë mendimet tona dhe të përshtatemi sa më mirë në shoqëri. A e dini se si mund ta përmirësoni humorin tuaj në vetëm 5 hapa të thjeshtë? E keni vetë në dorë, për një verë me pozitivitet maksimal!

Bëhuni një me natyrën

Të qëndroni me orë të tëra mbyllur në shtëpi ndikon vetëm negativisht mbi emocionet tuaja. Ju keni nevojë për ngjyrat, tingujt, aromat e natyrës për të nxitur një efekt pozitiv në humor.

Përqafo ata që dashuron

Kontakti fizik stimulon prodhimin e oksitocinës, hormon anti-stres i cili rrit ndjenjën e sigurisë, paqes, besimit në vetvete si edhe tek të tjerët.

Mbyllini veshët pak më shpesh

Sot, edicioni i lajmeve shqetëson edhe mendjet më të qeta e optimiste. Që të jeni të shëndetshëm ju duhet që të jeni të rrethuar nga gjera të bukura e pozitive, e jo nga lajmet negative mbi krimin dhe bombrdimet.

Zgjidhni miqtë e duhur

Ja vlen që të qëndroni në shoqërinë e njerëzve që ju bëjnë të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë. Rrethojeni veten me persona plot jetë të cilat do ta transformojnë më së miri  jetën tuaj.

Mos gjykoni!

Gjykimi është i padobishëm, për të mos thënë i dëmshëm dhe shkaktar i emocioneve negative. Përqëndrohuni vetëm tek reagimet pozitive që mund të jepni dhe të jeni të sigurt se do të bëni diferencën mes grisë dhe ngjyrave të mrekullueshme të jetës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button