Levante pranë transferimit të Enis Bardhit

Enis Bardhi padyshim që është një nga futbollistët më të mirë të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Poloni për moshat e reja U21. Këtë e kishin paralajmëruar shumë media botërore, mes tyre “Marca” e përditshmja më e madhe sportive spanjolle dhe vet faqja zyrtare e UEFA-s.

Është folur për shumë emra ekipesh që kanë shprehur interes për shërbimet e 21 vjeçarit nga Shkupi, Enis Bardhi, ndërsa siç mëson PORTALB.mk, së fundi janë edhe klube nga Spanja që kanë shprehur dëshirë ta kenë në radhët e veta.

Sipas burimeve të PORTALB.mk, më konkrete dhe ofertë më serioze ka dërguar ekipi i Levante UD që nga sezoni i ri 2017/18 rikthehet përsëri në Primera Division të Spanjës.

Bisedimet thuhet se shkojnë drejt përfundimit, por pritet që ditëve në vijim të arrijë dhe presidenti i Levantes për të thënë fjalën e fundit.

Enis Bardhi është futbollisti më i mirë i reprezentacionit të Maqedonisë, ndërsa shënoi golin e parë historik për Maqedoninë në një kampionat të rëndësishëm siç është evropiani. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button