Stojan Tarapuza dhe Eqrem Basha nga Kosova fitues të “Skeptrit letrar” për vitin 2017

Poeti maqedonas, shkrimtari për fëmijë dhe antologjisti Stojan Tarapuza dhe poeti kosovar, akademiku Eqrem Basha janë fitues të çmimit “Spektri letrar” për vitin 2017, që Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë e ndan për opus poetik me vlera të larta estetike.

Çmimet iu dorëzuan sot në edicionin e 21-të të manifestimit ndërkombëtar letrar “Festa e blirit”, që mbahet në kuadër të aktiviteteve programore të SHSHM-së.
Në emër të Këshillit të manifestimit “Festa e blirit” foli shkrimtari Vlladimir Martinovski, i cili theksoi se botërat e jashtëzakonshme poetike të laureatëve takohen dhe bashkohen ndërmjet kopertinave të edicionit disagjuhësh “Skeptri letrar 2017”. Shoqata e shkrimtarëve boton publikim të posaçëm me përzgjedhje nga poezitë e laureatëve në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.

I shpërblyeri tarapuza u falënderua duke recituar poezi të veta, ndërkaq për çmimin tha se e obligon dhe e nxitë të krijojë edhe në të ardhmen.
Akademiku Ali Aliu e prezantoi krijimtarinë e Bashës, e cila me libra të posaçëm është përkthyer në disa gjuhë, angleze, franceze, gjermane dhe në disa gjuhë sllovene në shtëpitë më prestigjioz botuese. Basha përkthen nga gjuha franceze, italiane dhe gjuhët sllovene.

Eqrem Basha u falënderua për çmimin dhe për nderin e treguar. Shprehi falënderim për kolegun e tij nga Maqedonia dhe për kryetarin e SHSHM-së, Vele Smilevski.
Mbështetës i manifestimit “Festa e blirit” është kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Eqrem Basha u shpall edhe poet nderi i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button