fbpx

Flamurtari e prezantoi Useinin

Skuadra e Flamurtarit të Vlorës, ka prezantuar Muhamed Useinin. Kështu pas Emiljano Mustës, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë, tekniku Shpëtim Duro do të ketë në dispozicion dhe Useinin, i cili sezonin e fundit ai është aktivizuar në radhët e Renovës.

Te skuadra nga Xhepçishti, mesfushori regjistroi 29 takime të luajtura, 2 gola të realizuar dhe 4 asiste. Kjo do të jetë hera e parë për Muahmed Useinin, të luajë jashtë kampionatit të Maqedonisë.

Transferimi i Useinit ka qenë një kërkesë e teknikut, Shpetim Duro, i cili ka bashkëpunuar me Useinin gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Shkëndijes së Tetovës. 28-vjecari ka qenë pjesë edhe e skuadrës së Rabotniçkit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button