Vdes blogerja e fitness, i shpërthen bombula e kremit të ëmbëlsirave

Një bombolë e vogël me presion kremi ëmbëlsirash i ka marrë jetën një blogereje të njohur fitnesi në Francë.

Rebecca Burger ishte e famshme për këshillat e saj mbi stilin e jetesës dhe udhëtimet që zhvillonte. 33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansë në Facebook dhe 154 000 ndjekës në Instagram. Lajmin e vdekjes së saj e dhanë familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar publikun mbi rrezikun e pajisjes mjaft popullore.

Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor. Raportet në median franceze tregojnë se ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër, që erdhi si pasojë e incidentit. Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të ngjashme. Pajisja e përdorur nga Burger injekton gaz në një enë metalike duke e mbajtur atë nën një presion tejet të lartë.

Një grup francez në mbrojtje të konsumatorit ka paralajmëruar prej vitesh mbi rrezikun e pjesëve difektoze bashkuese të kapsulave të gazit. Edhe pse deri më tani ato nuk kishin shkaktuar vdekje, raste dëmtimesh janë raportuar edhe më parë, e në njërin prej tyre përdoruesi humbi njërin sy.

Në vitin 2013, një viktimë e plasjes së një bombole të ngjashme i tha radios RTL se nga shpërthimi kishte thyer 6 brinjë dhe dërrasën e kraharorit, ndërsa në spital e patën sqaruar se po ta kishte pajisjen të drejtuar nga zemra, do të kishte vdekur në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button